Facebook
WhatsApp

Eksluzive/ Gjergji Zaharia tentoi të hapë kasafortën? Detaje të reja nga sherri në Pallatin Mbretëror mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias

Skandali i dhunës në Pallatin Mbretëror është kryefjala e mediave dje dhe sot.
Në media është raportuar se Princ Leka sapo ka hyrë në Pallatin Mbretëror ka konstatuar hapjen e dollapit, ku mbahen sende me vlerë dhe kujtime nga prindërit e tij.

Burime për ZoneVip konfirmojnë se Princ Leka në dollapin e hapur ka konstatuar humbjen e disa sendeve me vlerë mijëra euro dhe disa dokumente të rëndësishme.

Burimet bëjnë me dije se Princ Leka sapo ka hyrë në Pallatin Mbretëror është ngjitur në katin e dytë, ku ka gjetur Gjergj Zaharian duke hapur një kasafortë.

Princi i ka kërkuar këshilltarit të tij të largojë vajzën duke i kërkuar llogari Gjergj Zaharisë që ka prekur kasafortën dhe më pas debati verbal ka degraduar në dhunë fizike.

Elia Zaharia në momentin e ngjarjes ndodhej në katin e parë duke folur në telefon dhe më pss ka nisur përleshjen me Princ Lekën.

Burimet tona konfirmojnë se Princ Leka prej kohësh i ka ndaluar ish-vjeherrit të tij hyrjen në Pallatin Mbretëror.

Ndërsa ditën e sotme do të mbahej seanca e gjyqit për divorcin dhe ndarjen e pasurisë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat