Facebook
WhatsApp

Elgit Doda: Burrë ai që u kap nga policia në ‘BB’ apo ai që përndjek gratë?

Për ditë me rradhë janë parë pamje të dyshes Meriton-Romeo duke u përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Debatet e tyre kanë agravuar ku kanë kaluar në tone të lartë të zërit, ofendime dhe deri në përmendje të familjes.Orët e para të mëngjesit të sotëm Romeo është ’përplasur’ me Meritonin dhe pas tij me Liamin teksa ky i fundit është shprehur: Ti s’e di çfarë është burrëria!

Pas kësaj ka ardhur një reagim nga miku i Romeos, Elgit Doda, i cili nëpërmjet një postimi në Instastory i ka dalë në mbrojtje banorit teksa ‘sulmon’ Meritonin dhe Liamin në të njëjtën kohë:

“E kush ka ngel me tregu burrërinë, njëri që u kap nga policia për mashtrim në mes të emisionit e tjetri që përndjek gratë. E që të dy i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krahë, vetëm për ta nxjerr nga vetja. Hajde burrëri hajde”- ka thënë Elgiti.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al