Facebook
WhatsApp

Elgiti rrëfen periudhën e krizës në marrëdhënien me Klean

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Cherry on Top’ nga Bora Zemani, ka qenë këngëtari Elgit Doda.

Ai ka folur lidhur me fillimet e karrierës së tij, vështirësitë që ka kaluar madje dhe ka treguar se për kë janë të dedikuara disa nga këngët e realizuara prej tij.

Një prej projekteve të tij muzikore më të suksesshme është dhe kënga e titulluar ‘Ku Je’, dedikuar partneres së tij, Klea Hutës, pasi në të kohë ata ishin duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre.

Pjesë nga intervista:

Elgiti: Shiko nuk është se unë edhe Klea e kemi patur jetën fushë me lule në gjithë këto vite lidhje. Kështu që në disa këngë ka ndikuar Klea.

Bora: Na zbulo një këngë që ka të bëjë me historinë tënde dhe të Kleas.

Elgiti: “Ku je” është një këngë që i dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean.

Bora: Domethënë ka qenë një moment i vështirë në jetën tuaj.

Elgiti: Sigurisht, nuk ka qenë fushë më lule, si çdo çift.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al