Krahas çështjes kryesore dhe mosmarrëveshjeve që shkuan deri në dhunë fizike mes Elia Zaharias dhe princ Leka Zogut, një frazë që mbeti në mendjen e publikut ishte edhe 4 klasë shkollë.
Pretendimi që Elia ngriti gjatë kohës kur po e godiste.
Por ish-kolegu i princit, ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj në reagimin e tij në mbrojtje të Lekës thotë për të llafet më të mira, si edhe përmend që ka përfunduar një nga shkollat më të vështira në botë, atë të akademisë ushtarake.
Princi më shumë përkushtim stërvitej çdo ditë nga 5 orë për të kaluar me sukses një nga Akademitë Ushtarake më të mira dhe të vështira në botë ‘Royal Military Academy Sandhurst, me të cilën na bëri krenar pasi e përfundoi me shumë sukses”, – thekson Demiraj.
Po ashtu ai shprehet se me princ Lekën ka pasur edhe marrëdhënie familjare.
Me Princ Leken kam miqësi të ngushtë familjare për më shume 22 vite. Gjithashtu kam pasur privilegjin që të punoj ngushtë më shumë se 5 vjet në familjen mbretërore.
Tek Princ Leka krejt ndryshe nga shumë të njohur të tjerë kam parë një djalë super të edukuar dhe të mençur.
Reagimi i ish-ministrit është i pari në favor të Lekës, ndërsa shumica i jep të drejtë Elias.
Post Views: 456