Facebook
WhatsApp

Ermal Mamaqi dërgon një mesazh për Heidin. Juli nuk e pret mirë, ndërsa Heidi pyet Romeon se kush është

Mbrëmjen e sotme, banorët janë pozicionuar në living teksa produksioni iu bëri të mundur leximin e mesazheve të ardhura për ta nëpërmjet “Big Love”.

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, ka dërguar një mesazh për Heidin teksa shkruan: Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “show comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin.”– shkruan ai.

Teksa ajo e falenderon Romeo e pyet Heidin nëse e njihte Ermalin dhe ajo tha se nuk e njihte. Më pas Romeo i ka bërë një përmbledhje të shkurtër për aktorin partneres.

Ndërkohë u vu re edhe mimika e Julit që ndoshta priste të kishte ai një mesazh nga ish-miku i tij Ermal Mamaqi, por duket se miqësia e tyre ka marrë fund.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al