Facebook
WhatsApp

Është aktore aq e mirë sa…, Einxhel Shkira komenton lidhjen e Heidit me Romeon

Në “Pardon my French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani, e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë moderatorja Einxhel Shkira.

Përveç kontributit të saj të suksesshëm në fushën e gazetarisë, Einxhel ishte finaliste e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Si e komenton ajo marrëdhënien midis Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit të krijuar brenda shtëpisë së BBV?

Ish-banorja e BBV1, Einxhel Shkira ka folur rreth çiftit Heidi-Romeo.

Në lidhje me këtë Einxhel tha se ishte kundër lidhjes së tyre kaq të hershme për shkak se rrezikojnë të konsumohen herët në sytë e publikut.
Për hir të së vërtetës unë mendoj, nga ana e strategjisë nëse e shikoj si një lojtare ose nëse do të isha një lojtare aty brenda, mendoj që zgjedhja e tyre për tu lidhur kaq shpejt ishte e gabuar, sepse e konsumon diçka që ti mund të shesësh aty brenda. Edhe ndoshta nëse ato janë aq lojtarë të fortë dhe e kanë kuptuar këtë gjë, do i duhej një gjë e re për ta mbajtur atë sistemin diellor tek vetja. Dyshoj që është kjo, sepse Heidi pastaj nëse është një aktore aq e mirë, aq e shkëlqyer sa të preket aq shumë nga kjo gjëja pastaj edhe Romeo që qan non-stop, vetëm nëse janë për çmim Oscar që po qajnë kaq shumë për këtë situatën dhe të jetë e stisur. Do të humbin pikë ata për veten e vet nëse do të kuptohej që kjo gjëja është bërë sa për lojë.

Unë mendoj që nëse kjo ndjenjë që në fillim do të ishte reale, pra unë kam një pikëpyetje që në fillimin e kësaj gjësë, mendoj që ka një pëlqim dhe e kanë xhan njëri-tjetrin. Por nuk mendoj që është një ndjenjë aq sublime sa mund të superojë ambiciet e tyre individuale.“.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Pardon my French” nëpërmjet një lidhje telefonike.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat