Facebook
WhatsApp

Është krisur miqësia me Roza Latin? Rike Roçi sqaron raportin mes tyre

Moderatorja e njohur Roza Lati festoi dy ditë më parë ditëlindjen dhe mblodhi në një darkë gjithë banorët e BBV3, me të cilët ruan raporte të mira.

Ajo që u vu re ishte mungesa e Rike Roçit, e cila ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Rozën si para BBV, edhe gjatë eksperiencës së tyre në reality show.

Por mungesa e Rikes në festë dhe mungesa e një urimi publik nga ana e saj për Rozën, ngritën dyshimet se miqësia mes tyre është krisur.

Mbrëmjen e kaluar, Rikja u pyet në “Top Arena” nëse ka ndodhur diçka mes saj dhe Rozës.

Ajo i hodhi poshtë zërat duke thënë se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht, pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj.

Arsyeja e mungesës së Rikes ishin disa angazhime të saj.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al