Facebook
WhatsApp

Fakte interesante rreth “Google Translate” që duhet të dini

Të gjithë ne kemi përdorur “Google Translate”në një moment në jetën tonë ku ky uebsite ka ndihmuar miliona njerëz të komunikojnë në mungesë të përkthimit profesional.

Këtu kemi mbledhur disa fakte interesante që duhet të dini për përkthimin e Google.

Google Translate” u prezantua në vitin 2006. Në atë kohë, përkthente vetëm anglisht dhe arabisht. Ajo ka bërë një rrugë të gjatë që atëherë dhe aktualisht, mund të përkthejë 103 gjuhë!

Përdoruesit

Sipas raporteve të Google Translate, përdoret nga rreth 500 milionë përdorues.

Si funksionon Google Translate?

Kompjuterët analizojnë miliona dokumente të përkthyera tashmë ekzistuese nga ueb-i për të mësuar fjalorin dhe për të kërkuar modele në një gjuhë. Aplikacioni më pas zgjedh opsionin më statistikor kur i kërkohet të përkthejë një tekst.

Miliarda fjalë në ditë
Është një nga faktet më të mahnitshme që ia vlen të dihet për Google Translate i cili përkthen më shumë se 100 miliardë fjalë çdo ditë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat