Egla është shndërruar në një personazh mes “dashurisë dhe urrejtjes”, duket se për të nuk ka “të mesme të artë”, teksa është shndërruar në një fenomen në shtëpinë e Big Brother Vip 3.
Aktorja kontraverse, është dënuar në një dhomë izolimi, e ndarë nga banorët e tjerë të shtëpisë, disa prej të cilëve mendojnë se kanë shpëtuar njëherë e mirë prej saj. Fakti që Egla tashmë është një prej konkurrenteve më të forta, e tregojnë edhe statistikat.
Një video e saj, ku u zbulua e vërteta që nuk është eleminuar, ka thyer shikueshmërinë, duke mbledhur mbi 2.9 milionë shikime në vetëm pak orë.
Një gjë është e sigurtë, për mirë apo për keq, Egla jo vetëm që po merr një vëmendje të madhe, por siç thotë një shprehje “po jeton pa qira” në kokat e disa prej banorëve.