Facebook
WhatsApp

Finalja e madhe e “BB VIP 3”! Mes emocioneve të forta dhe kujtimeve të paharrueshme, kush do të kurorëzohet fituesi?

Këto janë orët e fundit që shqiptarët mund të votojnë për të zgjedhur fituesin e Big Brother VIP 3.

Në prime-in e fundit të spektaklit janë shpallur 5 finalistët e këtij reality show me një shikueshmëri rekord në dy kanalet e transmetimit në Digitalb dhe në Top Channel.

Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo përfundojnë rrugëtimin e nisur që në janar dhe një prej tyre fiton sot çmimin e madh duke u zgjedhur i  preferuari i publikut që ka edhe pak ore mundësi për të dhënë votat nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende europiane.

Spektakli që finalizohet me kurorëzimin e njërit prej tyre është një fitore tjetër edhe për Top Channel që gjithnjë tejkalon veten në organizimin e përkryer të reality show me producentet e suksesshme Lori Hoxha dhe Sara Hoxha dhe nën drejtimin plot gjallëri dhe humor të Ledion Liços.

Të gjithë sytë e shqiptarëve janë sot para ekranit në ora 21:00 kur nis finalja e spektaklit  me të madh televiziv të vitit në mediat shqiptare. Një finale e gjitha me surpriza siç vetëm Top Channel di t’i organizojë.

Gjithçka është gati, stafi realizues i Big Brother VIP po bën përgatitjet dhe provat e ndërsa banorët brenda shtëpisë po jetojnë së bashku orët e fundit të bashkëjetesës që nisi më 13 janar dhe mbyllet me një spektakël të madh mbrëmjen e sotme e do zgjasë deri në orët e para të së dielës.

Big Brother VIP 3 është një vazhdim dinjitoz i suksesit të dy edicioneve të para por që dalloi prej tyre për shikueshmerinë shumë më të madhe dhe për garën që zgjat e fortë deri në sekondën e fundit.

Kush do ta fitojë Big Brother 3 VIP. Është në dorën tuaj ta vendosni duke votuar.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al