Mëngjesin e sotëm, Daniele Fortuzzi, menaxheri i Heidi Bacit, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje në ‘Skype’ nga Italia për studion e ‘Wake Up’. Ai foli për rrugëtimin e Heidit në ‘Big Brother Vip’ dhe pse ajo vendosi të merrte pjesë.
I pyetur për romancën me Romeon ai u shpreh se mendon që do të vazhdojë edhe jashtë historia e tyre.
Martesa që është realizuar ishte shumë dëfryese, shumë interesante. Në shtëpi gjendja është ndryshe. Megjithatë mendoj se do të vazhdojë edhe jashtë kjo histori. Po të mos ishte e bindur, nuk do të shfaqej aq e gëzuar në këtë. Sigurisht që një histori dashurie po e kërkon, një histori cilësore. Do të ketë afër një burrë që të ndajë gjëra të rëndësishme të jetës së saj. Gjërat mund të funksionojnë.
Post Views: 73