Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit momente nga pushimet por dhe nga përditshmëria e saj. Diola së fundmi po përflitet në mediat rozë për një lidhje dashurie me biznesmenin e njohur kosovarë Erolld Belegu.
Burime për Prive.al kanë rrëfyer se dyshja është shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit. Sipas po të njëjtit burim, raportohet se dyshja frekuenton të njëjtat vende dhe si Diola ashtu edhe Erolldi janë parë në një gjendje të mirë shpirtërore.
Ajo që i kanë vënë vulën spekulimeve në media është fakti se Diola dhe Erolldi kanë publikuar disa postime në rrjetet sociale përkatëse, ku shihen teksa frekuentojnë të njëtin vend.
Post Views: 758