Facebook
WhatsApp

FOTOT/ Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me setin e ri nga Florida

Beatrix Ramosaj, këngëtare dhe ish-banore e “Big Brother VIP’, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga Florida ku shfaqet shumë atraktive.

E veshur me stil dhe elegancë në një fustan portokalli të guximshëm me prerje që thekson kurbat e saj, Beatrix ka arritur të mbledhë vëmendjen dhe komplimentet e fansave të saj.

Publikimi i fotografitë në Instagram është shoqëruar nga mbishkrimi “E paharrueshme”, me të cilin ajo ndoshta ka dashur të theksojë ndjenjat dhe përvojat që po përjeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fotografitë vijnë nga Florida, një vend me rërë të artë dhe ujë të baltë, ku Beatrix duket se po shijon diellin dhe peizazhet mbresëlënëse.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat