Pasditen e sotme disa nga banorët kanë diskutuar me njëri-tjetrin teksa kanë qenë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë më të famshme të ‘BBV3’. Në një diskutim i cili kaloi në debat është përfshirë dhe Françeska me Romeon, ku kjo e fundit i thotë banorit se loja që ai po bën ka ndodhur përpara tre vitesh dhe se Romeo duhet të uli pak ritmin.
“Kjo lojë që po bën ti ka ndodhur përpara 3 vitesh. Ka ndodhur! E kemi parë! Ndrro ritëm. Unë të flas gjithë ditën por ti s’ke nerva të dëgjosh, do vetëm të bërtasësh gjithë ditën.”- ka thënë Françeska.
Post Views: 121