Facebook
WhatsApp

Genc Prelvukaj ndan foton e rrallë me të birin: Kemi thyer me mijëra sfida bashkë

Genc Prelvukaj ka publikuar si rrallëherë disa foto me djalin e tij, Gjini, i cili së fundmi ka patur mbrëmjen e Maturës.

Në një kolazh në Instagram, artisti ka ndarë një foto krah të bitit, një foto ku me ta shfaqet edhe Eni Koçi, dhe një ku pozojnë edhe prindërit e tij.

Krah postimit shkruan: “Dy ditë më parë, Gjini e kishte mbrëmjen e maturës. Tanimë është rritur, është bërë burrë i mirë e i urtë, ndërsa unë tejet krenar me të. Krahas tjerash është shoku im i ngushtë, me të cilin kemi kaluar e thyer me mijëra sfida bashkë. Djalë i mbarë Gjin, uroj që një ditë, i plakur e me rrudha t’i puthi fëmijët e tu! Deri atëherë do ta kuptosh sa e madhe dhe e pastër është dashunia e babës ndaj teje. Të duam unë, motra Adea dhe e gjithë familja.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al