Facebook
WhatsApp

Gratë shqiptare në Time Magazine: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, te Dua Lipa në 2024

Time Magazine i rrëfen botës historinë e dy grave shqiptare që kanë shkruar histori: njëra që u arratis nga lufta e Kosovës dhe një yll i muzikës pop, me një diferencë prej 25 vjetësh.
Në prillin e vitit 1999, Sherife Luta, duke ikur nga lufta u bë ikonë e rezistencës dhe e dhimbjes njerëzore. Ajo u bë fytyra e të gjithë atyre që lënë pas jetën, shtëpinë dhe të ardhmen në kërkim të sigurisë. Kjo grua shqiptare që iu desh të largohej nga zjarri i luftës, të kapërcente malet me vajzën në krah, udhëtoi drejt të panjohurës.
25 vite më vonë, Prill, 2024, është Dua Lipa, në kopertinën e Time Magazine, duke folur ndër të tjera për liberalizimin e vizave në Kosovë.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat