Pasi në mbrëmjen e së shtunës u eliminua nga ‘Big Brother VIP’, këngëtarja Vesa Smollica ishte e ftuar në ‘Fan Club”, për të folur mbi eksperiencën e saj në këtë shtëpi.
Por ishte deklarata e gazetarit që mori vëmendjen e të gjithëve. Ish-banori i BBVIP, tha se Vesa kishte një pëlqim për Rike Roçin, dhe sipas tij, kjo gjë nuk është e keqe.
Por kjo deklaratë është hedhur poshtë nga Vesa, e cila tha se nuk është biseksuale.
Ronaldo: Mua më është duhur sikur ka patur më shumë pëlqim mes Vesës dhe Rikes, se ndonjë çuni tjetër. Pëlqimi mund të ndodhë, ndoshta dhe më shumë, s’ka ndonjë gjë të keqe.
Vesa: Unë s’jam biseksuale. Orientimet e mia seksuale janë shumë straight.
Ronaldo: Unë njoh vajza, siç njoh meshkuj në përditshmëri, që kanë një pëlqim më shumë sesa shoqëria dhe s’ka asgjë të keqe
Vesa: Unë po të tregoj që jam straight. A të ka ndodhur ty në “Big Brother”? Me Luizin?
Ronaldo: Po, me 4-5. Me Luizin unë jam i ‘dashuruar’ përjetësisht deri në vdekje.