Këngëtari Endrik Beba, i cili doli nga shtëpia e Big Brother Vip disa javë më parë ka rrëfyer ndjesitë e tij lidhur me marrëdhënien mes Romeos dhe Heidit, që shumë fansa dhe ndonjëherë vetë produksioni duan ta portretizojnë si një relatë romantike.
I ftuar në Big Brother Radio, Beba tha se nga eksperienca e tij nga brenda shtëpisë nuk shikon asnjë ndjesi mes Romeos dhe Heidit.
‘Më shumë duhen Meritoni me Romeon sesa Romeo me Heidin. Unë isha në atë shtëpi dhe nuk e ndjeva energjinë dhe dashurinë e Romeos me Heidin… Romeos i duhet një krah i djathtë, ka qenë Lisi, Bardhi, Heidi. Me strategjinë e tij e ka një rol dytësor për dikë.’- ka thënë ai.
Kujtojmë që çifti i krijuar me urgjencë shpalli se është zyrtarisht i ndarë, megjithëse nuk arritëm të shohim një lidhje romantike reale mes të dyve.
Post Views: 106