Orët e para të mëngjesit, teksa qëndronte me një pjesë të banorëve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, Heidi ka folur lidhur me aventurën e saj në ‘Grande Fratello.’
Banorja është shprehur se kur ka dalë prej atij formati, i është krijuar ankth dhe fakti që kur dilte në rrugë dhe të gjithë njerzit e njhnin, Heidit i ‘hiqte trurin’.
“Kur hyn aty ti nuk e di çfarë mund të ndodhi, je me ato personat aty dhe je në rregull. Kur dola, mua më shkaktoi ankth. Mua mu bë e kundërta. Prisja që të kalonin ditët që të isha prap e qetë. Mua mu bë totalisht e kundërta. Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që del në rrugë dhe të njohin mua m’a hiqte turin.”- është shprehur Heidi.
Post Views: 34