Facebook
WhatsApp

“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”/ Balina Bodinaku “thumbon” Arbër Hajdarin për Romeon dhe Heidin

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi pasi u pajtuan me njëri-tjetrin, një ditë më parë ccifti i dhanë “fund beqarisë” duke provizuar një dasmë së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, çifti janë “akuzuar” nga opinionistët e spektaklit se lidhja e tyre është një lojë dhe që ata janë fallco në këtë romancë.

Për mua është që kjo ka qenë totalisht një lojë e Romeos dhe e Heidit. Hera e parë kur u lidhen, hera e dytë kur s’u morën vesh për 7 ‘Prime’ duke u viktimizuar në këtë histori. Që ti ke qenë fallco në këtë marrëdhënie ky është mendimi im, po ashtu dhe Heidi.” – tha Arbër Hajdari

Megjithatë në lidhje me këto komente ka reaguar edhe ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, duke “thumbuar” keq kolegët e saj.

“Hip se të vrava, zbrit se të vrava. Gjyq kur lidhen, gjyq kur ndahen. Duket sikur kjo nuk është më thjeshtë ‘loja’ e çiftit brenda shtëpisë”– ka shkruar Balina.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al