Facebook
WhatsApp

Humbi 9.8 mln euro për shkak të tij, Beckham padit aktorin e njohur

David Beckham filloi një betejë ligjore me aktorin e famshëm të Hollywood Mark Wahlberg për shkak të një marrëveshjeje të dështuar në lidhje me promovimin e markës së fitnesit të Wahlberg.

Ish-futbollisti anglez pretendon se si pasojë e partneritetit të dështuar ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, rreth 9.8 milionë euro, shkruan The Sun.

Beckham 45-vjeçar pranoi të bëhej ambasadori global i firmës kur u zhvendos në Los Angeles dhe ai dhe Whalberg kishin lidhur një miqësi.
Ai gjithashtu ka paditur firmën e aktorit, Mark Wahlberg Investment Group (MWIG) dhe themeluesit e grupit të palestrës “F45”, Adam Gilchrist dhe Rob Deutsch.
Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat