Facebook
WhatsApp

“Humbja e Zefit bëri burrë”/Finalja e ‘BBV’, Turi rendit arsyet se përse duhet votuar Juli: Ka hyrë aty në momentin më të errët të tij!

Një ditë na ndan nga finalja e madhe e ‘Big Brother VIP Albania 3”. Gara është e fortë, e pretendentë janë 5 banorë, njëri më i fortë se tjetri. Ndërkohë që gara është ende duke vijuar, jashtë shtëpisë, familjarët dhe miqtë e secilit po bëjnë tifo dhe thirrje për votë.

Një prej tyre është dhe Turjan Hysko, i cili ka dalë në mbështetje të Jul Dedës. Ai ka bërë një postim, të cilin e nis me pyetjen: ‘Pse duhet të votoni Jul Dedën në BBV?’ dhe rendit arsyet se përse vota i duhet dhënë aktorit.

POSTIMI i Turit:

Pse duhet te votoni Jul Dedën ne BBV?

Mund të rendis shume arsye por po them vetem njeren te ciles as ai, as familjaret e vet nuk do ti meshonin per te “fituar” pike! Juli ka hyrë aty në momentin më të errët të tij!

Vdekja e Zefit e ka derrmuar me shume sesa e imagjinojne njerezit! Juli hyri aty me i dobet se kurre emocionalisht dhe po del me i forte fale mbeshtetjes se njerezve.

Kur ai thote me ka marre malli per publikun tim, nuk genjen. Njerezit jane energjia e tij, stamina, forca per te vazhduar perpara! Juli pertej strategut, eshte nje Piter Pan i perjetshem ge tashme, humbja e Zefit e beri nje BURRE me shpirt të butë. Parate i duhen çdo artisti por jam i bindur ge fitorja per Julin, do jete fitorja e sejcilit prej nesh qe dikur, diku eshte thyer dhe eshte ringritur me fort se kurre fale mbeshtetjes nga ata qe na duan!

Keshtu qe “Zemrat e Julit” uroj ta mbeshtesni, votoni dhe te gezoni te gjithë fitoren e tij!

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al