Egla dhe Meritoni, dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin.
Teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë, Egla i thotë Meritonit se është i pafe dhe i pafytyrë.
Sipas Eglës, për ditëlindjen e saj Meritoni është sjell keq ndërsa Natën e Kadrit ndryshoi sjellje.
Egla: Ti provokon, nuk do arrish më asgjë tjetër
Meriton: Asnjëherë, është për përndjekje
Egla: E ke gojën me myk të bardhë
Meriton: Ça nuk the për profesionin. Përmend çmimet, televizionin, me punu në televizion është respekt. Me fe thotë kujdes…
Egla: Ti je i pafe, sepse natën e Kadrit, pasi më nxive ditëlindjen time ke ndryshuar nga ‘kështu kështu’.
Besimtar është gjithë vitin, jo vetëm një natë
Meriton: E ofendon tjetrin, qëndro vetvetja, çoje ndonjë shishe për qejf
Egla: Je i pafytyrë. Ta dhashë mundësinë të flasësh, tani mos fol më