Facebook
WhatsApp

“Ik p*rdhu”/ Tensione mes Romeos dhe Lidit: Ke prekur fundin me mua

U duk sikur ishin miq, por raporti mes Lidit, Romeos dhe Heidit është krisur.

Mbrëmjen e djeshme kanë tentuar të sqarojnë gjithçka, por debati sërish ka agravuar. Romeo e cilëson Lidin si të pabesë, pasi sipas tij, banori nuk ka vlerësuar ato që Romeo ka bërë për të. Nga ana tjetër, Lidi mendon se Romeo po e sulmon pa të drejtë.

Romeo: “Pranoje që më godite”.

Lidi: “Në rrugën time për lojë, nuk llogaris asnjë, as Romeon asnjë, fare more. Nuk bie viktimë e një shpëtimi. Çfarë i kam bërë që preket ky? A i kam përmendur familjen, a i kam përmendur Heidin? Çfarë i kam bërë more? I thashë Jetmirit nuk jam ndjerë mirë mbrëmë dhe u prek Romeo e më hodhi poshtë. Hë moj Heidi tani”.

Romeo: “Ti erdhe dhe më the ‘duhet të futem në lojë, më kupto sepse nuk kam kohë’. Për çfarë ma the këtë?

Lidi: “Unë të thashë që jam ndjerë keq mes teje dhe Heidit sepse ju jeni çift.”

Romeo: “Më kthe përgjigjen e kësaj që të pyeta.”

Lidi: “Të thashë që nuk rri dot mes jush sepse jeni çift, duke ndenjur ju putheni, nuk dua të futem mes jush. Dhe të thashë më kupto, që duhet të shkëputem ndaj jush që të luaj.”

Roza: “Lidi e kishte në kuptimin që duhet të bëj lojën time, nuk do rri me ju si një i tretë”

Lidi: “Po, tani nëse kjo është për të qenë besëprerë…”

Romeo: “Ik merru me të tjerët, e nxorri zbuluar veten.”

Lidi: “O Romeo hajde ma shpjego”

Romeo: “Nuk merrem, nuk dua të tregoj sa jam kujdesur unë për ty se do e quash ulje.”

Lidi: “Çfarëm mund të thuash më shumë se kaq, ‘je besëprerë, je fallco”

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat