E ftuar në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on top” moderatorja Ilda Bejleri ka folur si rrallë herë për jetën e saj private.
Ndër të tjera, ajo është shprehur e gatshme që t’i dhurojë vajzës së saj një vëlla ose motër.
Jam e gatshme që ta shtoj familjen time – deklaroi Ilda Bejleri.
Ndërsa foli për të voglën e saj, Sienën si golin e saj të jetës, Ilda nuk nguroi të thumbonte moderatoret e ekranit shqiptar.
Bora: Ke komentuar shumë për gola, por goli i jetës tënde cili është?
Ilda: Kam dashur të jetoj një jetë të qetë me vajzën, burrin, familjen se më kishte marrë malli Siena është goli i jetës sime, padiskutim që është vajza ime dhe më ka ndryshuar jetën në çdo dimension të saj, ka një kohë për çdo gjë, kjo ishte koha e Sienës, padiskutim që Siena shkon dy vjeç i jam rikthyer jetës sime, nuk kam bërë edhe nënën, unë bëj edhe punë të tjera, kam dashur që të jem me të në çdo moment, rikthimi në ekran ende jo, nuk kam menduar diçka ende, unë sportin e dashuroj pavarësisht se këto kohë jam shkëputur, unë e konsideroj profesion dhe kur diskutoj me partnerin tim ky është profesioni im.