Facebook
WhatsApp

“Ilnisa është mirë”/ Meritoni nuk i mban dot lotët pas mesazhit nga vëllai

Pasditja e sotme ka qenë tepër emocionuese për banorët e ‘BBV3’. Ata kanë marrë mesazhe nga personat e tyre të zemrës nëpërmjet ‘Big Love’, që Vëllai i Madh e solli sërish dhe në këtë edicion të formatit.

Meritoni ka marrë një mesazh emocionues prej vëllait të tij, Rinorit, e teksa ky i fundit ka përmendur Ilnisën në mesazh duke u shprehur se ajo është shumë mirë, Meritoni nuk mundi ti mbante dot më lotët.

“Jeta ime, ti je personifikimi i ‘BBV3’. Na ke bërë të mos flemë për 100 ditë. Zgjohemi me ty, flemë me ty, ti je sinonimi i durimit dhe durimi është vlera e shtuar për çdo njeri. Vazhdo fortë jemi të gjithë me ty, po presim që ti të jesh fitues. Si gjithmonë ke treguar që je fitues në çdo gjë që ti ke bërë. Të gjithë janë mirë, mami, babi, daja, Ilnisa, je vëllai më i mirë në botë…”– shkruan Rinori.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat