Facebook
WhatsApp

“Ilnisa theu mitin duke bërë s*ks me një djalë 10 vite më të ri!”, Ronaldo Sharka habit me deklaratën e tij: Egla vdes për Meritonin

Gazetari Ronaldo Sharka, ka bërë një deklaratë të papritur ditën e sotme rreth aktores Egla Ceno, e cila vijon të jetë pjesë e garës në “Big Brother VIP”, pas një nominimi kokë më kokë me Meriton Mjekqin dhe Ilnisa Agollin, ku kjo e fundit ndërpreu përfundimisht lojën.

Teksa komentonte lojën e Ilnisës dhe përplasjet e kësaj të fundit dhe Meritonit me Eglën, ai u shpreh se aktorja ka qenë xheloze për lidhjen mes tyre dhe se sipas tij “Egla ka qenë e dashuruar seksualisht me Meritonin”.

“Egla ishte xheloze, vdes për Meritonin, ti nuk e ke vënë re? Mënyra se si Egla spërkat Meritonin në vaskë është e dashuruar seksualisht me gjithë fizikun e tij. Vajzat e shtëpisë u bënë xheloze se ti kishe pranë vetes djalin më seksi të asaj shtëpie”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, gazetari u ndal edhe tek loja që ka zhvilluar Ilnisa në BBV, të cilën e ka cilësuar si një prej lojtareve më interesante që ka pasur ndonjëherë “Big Brother’.

Sipas tij, Ilnisa ka thyer mitin që ‘një grua e divorcuar dhe me një vajzë mund të dashurohet me një djalë 10 vite më të vogël apo të bëjë seks”.

Ronaldo: Për mua Ilnisa Agolli është një prej lojtareve më interesante që ka pasur ndonjëherë Big Brother. Të paktën 3 vitet e fundit. Pse e them këtë? Big Brother nuk është vetëm një format argëtues, por edhe një format që ndër vite ka thyer mite. Siç ka thyer mite e ndjera Adela, siç ka thyer mite Klodi i Big Brother që aso kohe njerëzit protestonin në Lezhë. Ilnisa Agolli këtë vit theu një mit shumë të rëndësishëm. Që po, nënat e divorcuara me një vajzë mund të dashurohen me një djalë edhe 10 vite më të vogël, po mund të bëjë seks se ashtu i do qejfi. Nuk po të pyes a e ke bërë. Por për mua është shumë e turpshme që një mashkull nuk gjykohet kur lidhet me një vajzë më të vogël dhe nëse bën seks, por një vajzë gjykohet.

Ronaldo: Mos ma jep përgjigjen, nuk më intereson, nuk shkoj aty. Nuk jam gazetar cinik

Ilnisa: Nëse ka pjesë që ndihesh e keqardhur është ky modeli i referimit edhe nga Egla…

Ronaldo: Egla ishte xheloze, vdes për Meritonin, ti nuk e ke vënë re? Mënyra se si Egla spërkat Meritonin në vaskë është e dashuruar seksualisht me gjithë fizikun e tij. Vajzat e shtëpisë u bënë xheloze se ti kishe pranë vetes djalin më seksi të asaj shtëpie.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al