Facebook
WhatsApp

“Im atë më ka përndjekur”, tentoi të më helmonte, trondit Sara Gjordeni

Sara Gjordeni e cila u përjashtua nga shtëpia e Big Brother të martën ka rrëfyer një anë shumë të errëttë jetës së saj.

Ajo ka rrëfyer për një marrëdhënie tepër të çuditshme dhe tronditëse me të atin e saj.

Ish-missi ka treguar se kur ishte 4 vjeç i ati, me të cilin nuk ka asnjë lloj kontakti tentoi ta helmonte.

“Im at është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët.”– tha ish-banorja e BBV. 

Po ashtu ajo rrëfen se ai e ka përndjekur me një llogari false për vite me radhë.

“Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmon ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi”-rrëfeu mes lotësh Sara.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al