Interi po korr suksese të njëpasnjëshme në Serie A, duke lënë pas në mënyrë të ndjeshme vendin e dytë, Juventusin.
Këtë mbrëmje, zi-kaltërit u ndeshën me Genoan, një ndeshje e cila përfundoi 2-0 në pjesën e parë me golat e shënuar nga Kristian Asllani dhe Alexis Sanchez.
Genoa ndërkohë ka shënuar golin e nderit në minutën e ’54, por pa arritur të barazojë shifrat.
Interi tashmë është në kuotën e 72 pikëve, e ndjekur nga Juventus me 57 pika dhe Milan me 56 pikë.
Post Views: 55