Facebook
WhatsApp

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror: Princi jetonte me qira…

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha ka folur në emisionin “Top Story” në lidhje me mosmarrëveshjes mes princ Leka Zogut dhe Elia Zaharias.

Basha shprehet se princ Leka u largua nga pallati mbretëror pas divorcit duke ia lënë atë Elias dhe vetë përfundoi në një shtëpi me qira.

Ka lënë pronën dhe vetë është në një shtëpi me qira, është treguar deri në fund gentleman, nuk e kam nxjerrë unë më ka thënë. Problemet mes tyre kishin kohë që kishin nisur, e dashura e Princ Lekës ka qenë gjëja e fundit fare. Sapo vendosën për divorcin ai është larguar nga Pallati Mbretëror, duke lënë të jetojë aty Elia dhe vajza e tij. 

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror deklaroi gjithashtu se e priste që të ndodhte kjo që po ndodh.

Unë me Princ Lekën kam mbi tetë vite që nuk jemi takuar, deri para se të martohej në disa evenimente, përshëndetjen kortezie. Kam refuzuar të shkoj në dasmë  e tyre, për arsye që nuk dua t’i them. Nuk do flas kurrë për atë gjë. Nëse do të ruaja marrëdhënie të afërta do t’i druhesha kësaj që ndodhi sot. Prania ime ishte e papëlqyer aty”, tha Murat Basha.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al