Facebook
WhatsApp

Ja çfarë i tha Rita Lati-Rozës pas eliminimit nga ‘BBV 3’

Sot në “Big Brother VIP Fan Club” ishte e ftuar ish-banorja, Roza Lati. Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit dhe Erjolës. Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme.

Ajo po ashtu tregoi se çfarë i tha nëna e saj, (Rita Lati) pasi shkoi në shtëpi.

Roza: Mora dashuri nga të gjitha këndvështrimet dhe dimensionet.

A të vjen keq që u eleminove kaq pranë finales së madhe më 25 maj?

Roza: Jo.

Kishte pritshmëri ajo vetë se do të ishte pjesë e finales?

Roza: Duke parë se si po luhej loja e bëra të qartë vetë që jua kam falur finalen, shtëpinë dhe bukën.

Që në fillim të rrugëtimit në shtëpinë e BBV, Roza Lati e bëri të ditur se ka hyrë, do të provokojë dhe do të ngacmojë me pyetjet duke qenë se e tillë është edhe natyra e saj, por me kalimin e kohës ajo u duk sikur u tërhoq dhe nuk vazhdoi më me të njëjtin ritëm. Çfarë ndikoi?

Roza: Kur ka qenë dita e surprizave të çuditshme, kur hyri mami dhe ne duhet të bënim sikur nuk e shihnim. Në oborr ishte ulur afër Julit dhe shihja atë për të lexuar me bisht të syrit nënën time. Me aq sa pashë ishte e dobësuar dhe nuk më erdhi fare mirë. E di që ajo i përjeton gjërat.

Çfarë të ka thënë Rita Lati pas daljes nga shtëpia vajzës së saj?

Roza: Tani që dola, ju mbushën sytë me lot dhe më tha jam shumë krenare për ty. Ke fituar zemrën e publikut më tha. Për mua kjo është arritje, unë e kam fituar Big Brother-in tim.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al