Facebook
WhatsApp

Jam 59 vjeçe dhe vazhdoj të punoj”/ Monica Bellucci: Vjen një moment që duhet ta pranoni…!

Monica Bellucci ka dhënë një intervistë për një revistë duke iu referuar kalimit të kohës, rolit që ka luajtur pamja e saj në karrierë dhe plakjes. Më në detaje, ylli italian në një fotosesion ka komentuar për Elle Spain faktin që po plaket duke thënë se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se ti.

Monica Bellucci u shpreh se: “Unë jam si gjithë të tjerët, i them vetes se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se ti. Dhe nëse koha kalon do të thotë se jeni me fat që jeni ende këtu. Mosha biologjike ka pasoja, nuk i gëzojmë më avantazhet e rinisë. Ka një transformim natyral dhe vjen një moment që duhet ta pranoni. E rëndësishme është të vazhdoj të ndihem mirë dhe të bëj gjëra që më pëlqejnë dhe që më stimulojnë.”, tha aktorja.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat