Facebook
WhatsApp

“Janë gjëra ligjore…”/ Heidi zbulon çfarë ka ndodhur mes saj dhe aktorit italian në “Grande Fratello”: Janë probleme mes meje dhe…

Heidi Baci është bërë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen e saj në “Grande Fratello”. Gjatë rrugëtimit të saj në reality show-n italian, ajo u pa mjaft e afërt me aktorin e njohur, Massimiliano Varrese, i cili është disa vite më i madh.

Pas vizitës së bujshme të babait të saj, Genti, të cilit nuk i pëlqente afërsia me aktorin, Heidi doli nga shtëpia, duke vazhduar më pas eksperiencën e saj në “Big Brother VIP3” në Shqipëri.

Mbrëmjen e djesh,e Meriton Mjekiqi e ka pyetur Heidin për deklaratën e Massimilianos se do të përplaset me konkurrenten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Baci hezitoi të përgjigjet sepse tha se avokati i saj i ka thënë që mos të flasë pasi janë gjëra ligjore.

“Problemi është që unë kam pasur përplasje, debate, zënka me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia”– tha Heidi.

“Janë probleme mes meje dhe televizionit Italian. Ka të bëjë me daljen time”, vazhdoi ajo, megjithëse Meritoni ishte dyshues në gjërat që po i tregonte banorja.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në “Big Brother VIP” për arsye të tuat që i ke se janë publike

Heidi: Është diçka që të bëjnë me realitetin tonë këtu brenda?

Meritoni: Ti reagove dhe the duhet me u marrë me të sepse ka diçka që…

Heidi: Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda

Meritoni: Çfarë gjërash? Cili është problem?

Heidi: Problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia

Meritoni: Çfarë përplasjesh?

Heidi: Zënka, debate

Meritoni: Deri në çfarë shkallë

Heidi: Ofendime, sharje. Pas daljes nga shtëpia kam dhënë intervista që kam folur me linjën time, kam vazhduar me idetë e mia. Ai ka dalë më vonë, ka bërë edhe ai intervistat e veta dhe është përgjigja e tij që do të jetë përfolur. Kur janë dy televizione në mes nuk duhet të flas, nuk e them unë po e thonë avokatët

Meritoni: Çfarë ka ndodhur që shkuat deri në probleme ligjore?

Heidi: Janë probleme mes meje dhe televizionit italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi

Meritoni: Paske probleme edhe me formatin edhe me personin

Heidi: Nëse kam probleme të tilla nuk mund të flas për asgjë situatë në atë format. Kam të drejtën të mos flas, ma kanë respektuar edhe produksioni.

Meritoni: Po të pyes se çfarë ka ai me ty?

Heidi: Është puna ime Meriton

Meritoni: Ky është problem, i ndërrove.

Heidi: Kam një çikë nga të dyja. Publiku i di të gjitha jashtë

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat