Facebook
WhatsApp

“Je lidhur për skemë”, Juli i përmend Romeos historinë e Donaldit në BBV1

Jul Deda ka sulmuar Romeo Veshaj pas përfundimit të Prime-it në Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme. Teksa qëndronin në oborr, Juli i tha Romeos se ai krijoi një histori dashurie për të kopjuar lojën e vëllait të tij, Donaldit në BBV1.

Më tej ai ironizoi duke thënë që tani që Romeo u nda nga Heidi, duhet të presim të futet një vajzë tjetër me të cilën ai të krijojë një histori dashurie, duke e krahasuar me situatën e Beatrix dhe Donaldit dhe hyrjen e Bora Zemanit në edicionin e parë.

“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, tha Juli.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al