Kiara Tito ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit duke i quajtur heroina për misionin që ato ndërmarrin për të rritur fëmijët.
Postimi i plotë i Kiarës:
Këtë 8 mars dua t’ia dedikoj atyre, heroinave që kanë hequr dorë nga ëndrrat dhe karriera e tyre për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe familjes.
Atyre vajzave që për të krijuar një familje bëjnë dy apo tre punë dhe nuk ankohen kurrë. Atyre grave, vajzave dhe nënave që ndonjëherë janë edhe më burrë se burrat, por në dukje të brishta e me sy plot jetë. Sot urimi im vjen edhe nga një tjetër vajzë, të cilës edhe pse nuk ia kam parë sytë dhe ende s’i kam ndjerë aromën, jam e lumtur të them që për pak do të kem botën në duar.
Gëzuar vajza, gra dhe nëna kudo ku jeni, Pa ne bota nuk do të kishte asnjë kuptim.
Post Views: 128