Jennifer Aniston mund t’i jetë bashkuar Instagramit, por kjo nuk do ndodhë me rrjetin social, TikTok.
“Unë nuk kam një TikTok dhe nuk do ta kem kurrë. Thjesht nuk do ta kem.Unë nuk do të pajtohem për një gjë që do të shkatërrojë jetën time ose të dikujt tjetër.” tha Jennifer Aniston për ‘ET’.
Ata mund t’ju thithin aty brenda dhe ju keni humbur orë të tëra nga jeta juaj. Nuk mund ta besoj. E gjeta veten në një “vrimë” me video qensh, me këlysh, foshnja dhe mace. Këto janë gjërat që më pëlqejnë. Por ka disa gjëra në internet që thjesht nuk dua t’i shoh”, tha aktorja.
Ajo gjithashtu deklaroi: “Unë nuk mendoj se jemi krijuar për të marrë vëllimin e informacionit me shpejtësinë dhe ritmin që marrim këto ditë. Thjesht nuk mendoj se është mirë për ne. Nuk mendoj se është e shëndetshme”.
Për Aniston, pjesa më e pashëndetshme e mediave sociale është presioni mendor që vuajnë fëmijët për shkak të krahasimit.
‘Është kaq e vështirë të jesh adoleshent këto ditë. Ne jemi kaq të ashpër me veten dhe fëmijët. Unë mendoj se është më mirë të jesh ai që je. Kemi ditë të mira. Kemi ditë të këqija. Kemi ditë të mira për flokët. Kemi ditë të këqija për flokët. Kemi ditë me lëkurë të mirë, ditë me lëkurë të keqe. Përditshmëria është një çantë me mijëra versione brenda. Është gjithashtu kaq joreale të përpiqesh të shesësh diçka që nuk duket autentike .