Facebook
WhatsApp

Jetmiri nuk e la BBV, Rikja e parashikoi: Është skenaristi më i madh në shtëpi!

Teksa Jetmiri ka kërkuar të dalë prej shtëpisë mbrëmjen e sotme, shumë reagime kanë ardhur prej studios madje dhe nga ish-banorët e formatit.

Ka qenë fillimisht Fation Kuqari i cili i ka bërë me dije Jetmirit se jashtë shtëpisë ka mbështetje dhe në asnjë mënyrë të mos mendojë për të lënë garën e ‘BBV3’.

Po ashtu një reagim ka ardhur dhe nga Rike e cila shprehet se Jetmiri është skenaristi më i madh i asaj shtëpie dhe nuk do e linte garën për asnjë lloj gjëje.

“S’do e lente kurrë lojën, ai është skenaristi më i madh aty! Unë e kam quajtur ‘el professore’, sepse ai rri gjithë kohën duke menduar strategji si të jetë më në qendër të vëmendjes”, u shpreh ish-banorja që goditi në shenjë, pasi Jetmiri nuk e la garën ditën e sotme…

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al