Facebook
WhatsApp

Jon Bon Jovi zbulon se ka tradhtuar gjatë martesës së tij

Artisti i njohur, Jon Bon Jovi ka pranuar se e ka kaluar kufirin disa herë gjatë martesës së tij 34-vjeçare me gruan, Dorothea Hurley.

Duke folur për Independent, ylli 62-vjeçar i rock-ut tha:

“Çështja është të mos gënjesh kurrë se ke qenë shenjtor, por edhe të mos jesh aq budalla sa të prishësh jetën familjare”.

Bon Jovi pranoi se martesa e tyre zgjati kaq shumë për shkak të durimit dhe tolerancës së gruas së tij ndaj tradhtisë së tij gjatë viteve. Ai shpjegoi gjithashtu se ata kanë një “admirim të ndërsjellë dhe janë mjaft me fat që janë rritur së bashku”.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al