Facebook
WhatsApp

“Juli ka falsifikuar tenderin…”/ Aktori paralajmëron për padi ish-banorin e “BBV”: Vërtetoje ose përndryshe…

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda së fundmi ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq ish-banorin e “BBV”, Jetmir Salaj.

Juli ka postuar në InstaStory një video të Jetmirit, i cili në reality show është shprehur se aktori i ka treguar atij që së bashku me disa njerëz të tjerë jashtë shtëpisë ka abuzuar me një tender publik.

“Kanë pranuar Julin në rastin e tij, sesi ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik, ku ka marrë pjesë në një tender publik dhe kanë falsifikuar tenderin duke janë bërë pjesë e një falsifikimi. Atë e ka thënë vetë Julian Deda me gojën e tij duke përfshirë të tretë nga jashtë dhe unë do të iu lutesha ta sillnit në vëmendje”– tha Jetmiri.

Ish-banori i “BBV” i kërkoi Jetmirit që ta vërtetojë deklaratën e tij ose në të kundërt do të ngrejë ndaj tij një padi për shpifje dhe prishje imazhi.

“Jetmir Salaj kur të kesh kohë duhet të ma vërtetosh… Përndryshe, kjo deklaratë publike meriton një padi spektakolare për shpifje dhe për prishje imazhi”– u shpreh Juli.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al