Facebook
WhatsApp

Juli mesazh nga mami në “Big Love”: Më ke çuditur, të hënksha…

Nuk kishte si të mungonte dhe një mesazh për Jul Dedën.

Aktori është surprizuar në “Big Love” nga një mesazh i ardhur prej nënës së tij. Ajo shkruan: Juli zemra mamit. Të shoh çdo ditë e natë derisa fle. Jam shumë e gëzuar që je i durueshëm, bravo më ke çuditur. Je i bukri im të hënksha syrin e bukur, do fitosh je mbreti i “BBV3”.

Teksa e ka puthur dhe i ka treguar se e do shumë, Juli ka filluar me batutat teksa komenton mesazhin e ardhur prej mamit.

“Edhe fli mam, se unë këtë punë kam. Fli, fli… ajo shyqyr u limitua tek “të hënksha syrin” se mund të kishte vazhduar më tej “të hënksha, të hënksha, se fillon të hënksha këtë të hënksha atë…”- shprehet Juli.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat