Facebook
WhatsApp

“Kam parë mamin duke dhënë shpirtë”/ Mes lotësh, Xhesika Polo rrëfen historinë e trishtë: Mu këput një copë…

Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo 4 vite më parë humbi nënën e saj, pas betejës me kancerin. Gjatë një bisede me Mariana Kondin në “Fermavip”, artistja mes lotësh ka rrëfyer historinë e trishtë me nënën e saj të ndjerë.

Ajo tregoi se ka qenë aty dhe e ka parë mamin e saj duke ndërruar jetë, ndërsa tha se një copë iu ka shkëputur kur ka njoftuar babain e saj.

“Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit, sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës. Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë. Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve. Kur ja thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë. Ditën e fundit që ka ndërruar jetë. Unë i përcolla të gjithë dhe ndenja vetë aty. Po shumë e bukur deri ditën e fundit. Nuk të mëson njeri të jetosh pa mamin”– tregoi Xhesika.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat