Gjatë një interviste përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News” një nga personazhet më të dashur të këtij sezoni të “Big Brother Vip 3”, Lisi ka zbuluar shumë të vërteta.
Fillimisht ai u shpreh se kishte më tepër për të dhënë nga vetja dhe se duhej të qëndronte më gjatë në shtëpi.
Tek gabimet e tij që e penalizmi, Lisi tha se kanë qenë analizat e shkurtra që ka bërë gjatë mbrëmjes të Prime, të cilat zakonisht i bënte në dhomën e rrëfimit, larg kamerave.
E sikur të mos mjaftonte kjo, ish-banori konfirmoi dhe emrat e dy personazheve që kanë kryer marrëdhënie brenda formatit.
PJESË NGA BISEDA
Ester Bylyku: Më trego një sekret për Meriton Mjekiqin…
Lisi: Mendoj që ai vërtetë e do Ilnisën. Kur kam dalë nga shtëpia kam dëgjuar disa të tundura krevati. Tani, nëse ka arritur në atë pikë, do të thotë që vërtetë e do.
Në vazhdim të intervistës Lisi ka pranuar një sfidë të moderatores dhe ka telefonuar një tjetër ish-konkurrente, Ledjonën, të cilës i ka shprehur ndjenjat, dhe i ka propozuar të kalojnë jetën bashkë.