Facebook
WhatsApp

Kanye në telashe me ligjin!Dyshohet se dhunoi një person, shkak u bë Bianca

Kanye West raportohet se po përballet me akuza të rënda në Los Angeles. Reperi amerikan dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një burrë pasi ky i fundit tentoi të ngacmonte gruan e tij dhe ish-modelen, Bianca Censori. Sipas mediave, reperi aktualisht është nën hetim si i dyshuar për këtë rast dhe tani policia po shqyrton pretendimet e ngritura ndaj tij.

“Bianca u sulmua fizikisht”-tha një përfaqësues i Kanye për median.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën në mbrëmje në West Hollywood, dhe burri thuhet se është goditur disa herë.

“Agresori i vuri duart në fustanin e saj, direkt në trupin e saj, e kapi për belin, e rrotulloi rreth e rrotull dhe më pas tentoi ta puthte. Ajo u sulmua seksualisht”, shtoi përfaqësuesi.

Burime policore thanë për TMZ se ngjarja është aktualisht nën hetim nga të dyja palët. Ye dhe Bianca u larguan nga vendi i ngjarjes pas incidentit. Burri që u godit nuk kishte nevojë për trajtim mjekësor

 

 

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat