Facebook
WhatsApp

Kënga që do udhëheqë kuqezinjtë në “Euro 2024” është realizuar nga Capital T

Numërimi mbrapsht ka nisur: Dhe pak ditë na ndajnë nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare, fillimisht për ndeshje miqësore e më pas “Euro 2024”.

FSHF ka lajmëruar ditën e sotme një këngë që do shoqërojë djemtë tanë gjatë këtij rrugëtimi ëndrrash.

Kënga zyrtare e Kombëtares Shqiptare titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al