Facebook
WhatsApp

“Kisha 10 vite pa e takuar”/ Albano Bogdo rrëfen i prekur për të atin

Aktori Albano Bogdo ka bërë një rrëfim prekës për marrëdhënien që ka me të atin e tij. Në një bisedë në “Ferma VIP’, ai rrëfeu se kishte 10 vite pa e takuar të atin. Aktori theksoi se ia ka ndjerë mungesën, por nuk e ka shprehur kurrë. Megjithatë si përpjekje për të rregulluar marrëdhënien e tij më të, ka shkuar dhe e ka takuar vetë në Milano.

“I kam të divorcuar prindërit. Marrëdhënie kam (me babain), por jeton që në 2001 në Milano dhe kisha nja 10 vite, 11 vite pa e takuar. E takova këtë vit që vajta për Vitin e Ri, qëndrova dy javë aty se kisha dy koncerte me shqiptarët e Italisë dhe takova babin,” tregoi Albano Bogdo.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat