Facebook
WhatsApp

Kriset miqësia? Efi Dhedhes flet për Jori Dellin: Aman çfarë i duket vetja asaj! Modelja: O kafshë…

Efi Dhedhes dhe Jori Dellit kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP”. Vajzat shpeshherë kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre së bashku dhe takimet me njëra-tjetrën, duke treguar se kanë një marrëdhënie të mirë së bashku.

Së fundmi përmes një postimi në InstaStory, Efi ka “thumbuar” Jorin mbi udhëtimet e saj të shpeshta në Shqipëri.

“Kisha dy fjalë për atë Jori Dellin, si e ka ajo. Aman si bën edhe ajo kështu.  E ka bërë Shqipërin-Itali si me qenë Tiranë-Durrës. Aman çfarë i duket vetja asaj”– tha ajo me një fytyrë i injoruese.

Të njëjtën video e ka postuar edhe Jori në faqen e saj të Instagram, ndërsa krahas saj shkruan: “O kafshë, të dua.”

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat