Facebook
WhatsApp

Kujtimet e të dashurave më “nxirrnin” nga burgu, rrëfimi ndryshe i Spartak Ngjelës

Ndoshta duket pak e çuditshme që po shkruajmë për një figurë politike, por Spartak Ngjela është vetëftuar në mesin e yjeve të showbizit, me historitë e tij erotike, komentet për vajzat e bukura dhe rrëfimet romantike. 

Këtë herë, avokat Ngjela ka qenë i ftuar te Top Story me Grida Dumën, ku ka folur për jetën private gjatë kohës që ka qenë në burgim në kohën e komunizmit.

Në krye të intervistës ai u ndal në kujtimet e tij nga burgosja, teksa për herë të parë rrëfeu një detaj nga jeta private dhe mendimet që e bënin “të dilte nga qelia”.

“Të them një gjë që se kam thënë kurrë më parë. Në momentet që je i izoluar, të vetmet kujtime që të nxjerrin jashtë burgut veç prindërve, janë të dashurat. Të kthehen me intensitet të madh. Më zërin e tyre, jo në kuptim real, por një eko që e ndjen dhe pastaj i bën analizën vetes. Por problemi qëndron se të jep anën artistike që je jashtë.

Jam ndarë dhunshëm nga e dashura kur u arrestova. U ndamë s’kishim ç’bënim. Nuk mbaj foto, dashuria është sublime, foto është individuale në moment që kanë familje, fëmijë, nuk bëhet”, tha ai.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al