Facebook
WhatsApp

“Kush del të shtunën?”/ Juli i përgjigjet Eglës: Varet se si sillet Meritoni këto ditë…

Julian Deda dhe Egla Ceno kanë biseduar me njëri-tjetrin pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP3”. Ata kanë komentuar për banorët që mund të largohen të shtunën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E teksa disa ditë na ndajnë nga finalja e këtij edicioni të tretë të reality show-t, mbrëmjen e djeshme Ledion Liço iu tregoi konkurrentëve se do të hapet një televotim për të shpallur 1, 2 ose 3 finalistët e tjerë të spektaklit, pasi tashmë Romeo Veshaj dhe Juli janë dy të parët.

“Kush del të shtunën?”, e pyeti Egla aktorin, i cili tha se të rrezikuar nga eliminimi janë Françeska Murati dhe Heidi Baci, megjithëse konkurrentja u shpreh: “Mund të dalë secili prej nesh”

Nga ana tjetër Juli tha se i rrezikuar është edhe Meriton Mjekiqi, dhe pozicioni i moderatorit do të varet nga loja e tij këto ditë.

Pjesë nga biseda:

Egla: Kush del të shtunën?

Juli: Françeska

Egla: Dy

Juli: Mund të dalë edhe Heidi. Unë nuk e kam idenë çfarë bëhet jashtë por…

Egla: As unë po unë do të doja që kjo gjëja të kishte goca. Ore mund të dalë secili prej nesh sepse si di se çfarë është kjo

Juli: Varet sesi do të sillet Meritoni këto ditë

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al