Facebook
WhatsApp

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia flet për herë të parë: Fatlumja…

Aktori i njohur, Amos Zaharia, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin. Ai ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie, por ka vendosur që të mos e zbulojë identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Ish-banori i “Big Brother VIP2” ka treguar pak detaje nga romanca e tij, teksa është shprehur se partnerja që ka në krah nuk dëshiron që t’i lakohet emri në media. Por vendosi që të zbulonte se vajza në fjalë është një biznesmene.

“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua… as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut… ose biznesmene”, rrëfeu aktori në “Cherry on Top”.

Ndërsa i pyetur nëse lidhja e tyre do të shkojë në një tjetër nivel, Amos Zaharia u përgjigj se: “Ndërkohë që njeriu bën plane Zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat