Facebook
WhatsApp

Kushëria e Romeos përshëndet Meritonin? Banori: Moj kushërirë!

‘Big Love’, ka mbërthyer të gjithë banorët pasditen e sotme në living teksa janë mbledhur për të lexuar mesazhet e ardhura për ata nga familjarët, dashamirësit e shumë adhurues të tjerë të konkurrentëve.

Gjithësecili prej tyre ka marrë më shumë se një mesazh, disa prej tyre ‘qesharake’, disa emocionuese, por një mesazh i ardhur pak momente më parë i ka bërë banorët të qeshin ‘me lot’.

‘Je shumë i bukur, të dua! Përshëndetje nga Vlora.’- është ky mesazhi i ardhur për Meritonin pak momente më herët prej një vajze mbiemri i së cilës ishte ‘Veshaj’, njëjtë si i banorit Romeo.

Teksa e ka lexuar mesazhin, Meritonit nuk i ka shkuar mendja tek Romeo, por ky i fundit e ‘kapi’ direkt dhe u shpreh: Moj kushërirë…, teksa ka shkaktuar të qeshura pa fund në living.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al